Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, ka vijuar edhe aksioni policor për ndalimin e personave që kryen akte dhunë mbrëmjen e djeshme përpara Parlamentit, ku burime bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 42 persona (lexo këtu).
Mes personave të shoqëruar, burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është edhe banori i Unazës së Re, Ilir Katiraj, i cili në Dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e arrestit me burg pasi në muajin Nëntor po të vitit 2018 kishte goditur me këpucë kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se më 25 Nëntor 2018, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg 30 ditë për Ilia Sketiraj i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Rama teksa ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat në ambjentet e jashtme të Spitalit të Traumës, ndërkohë që sapo kishte vizituar efektiven e plagosur Ina Nuka (lexo këtu)
Katiraj është liruar nga burgu një muaj më vonë pasi Gjykata dha ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes (lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post