Këto ditë është komentuar në medie edhe operacioni plastik i Fjolla Morinës. U përfol së shumti se këngëtarja i ishte nënshtruar operacioneve plastike, por nuk dihej se për çfarë konkretisht bëhej fjalë.
Përgjigjen për këtë pyetje e ka dhënë doctor Skerdi Faria, i cili ka treguar për “Blitz.al” se këngëtarja Fjolla Morina ka kryer heqjen e dhjamit në disa pjesë të trupit, për t’i shtuar tek vithet.
“Fjolla ka bërë operacion të liposucionit (thithje e dhjamit) në zonën e barkut, belit, shpinës, kofshëve dhe atë dhjam e kemi injektuar te vithet duke i rrumbullakosur, në “brasilian style” (stili brazilian)”,- është shprehur Faria, ndërkohë që bëhet e ditur se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. (XH.A/SHUPLAKA)