Është parandaluar krimi brenda familjes në qytetin e Vlorës. Ka rënë në pranga shtetasi Harilla Balli 53 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij është kryer pas dhunës të ushtruar ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, shtetases DH. B. 56 vjeçe.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ajo është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme.
Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.
(XH.A/SHUPLAKA)