Një 33 vjeçar banues në Durrës ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Siç raporton policia shtetasi i identifikuar si Igli Shahini ka dhunuar një 64-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.
Shahini, më datë 28.08.2018 , në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa”, shkruan policia në njoftim.
Ndër të tjera gjatë kontrollit fizik në cilësinë e provës materiale, iu gjet një sasi e konsideruar lëndësh narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Mësohet se Shanini është dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.
Shahini, më datë 28.08.2018 , në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ” Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 88 dhe 283 / 1 të Kodit Penal.
(J.D/Faxweb.al)