11:45 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bëri seks dhe nuk pagoi”, 24-vjeçarja plagos shoqen në Tiranë

19:04 | 04/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bëri seks dhe nuk pagoi”, 24-vjeçarja plagos shoqen në Tiranë

Grindja me fjalë me fjalë mes dy shoqeve, që ushtronin prostitucion në Tiranë, ka përfunduar me përballje fizike dhe plagosjen e rëndë të njërës prej tyre. 

Ngjarja ka ndodhur pranë “Rrugës së Elbasanit” në qershor të vitit 2016, ku 24 vjecarja Anxhela X. akuzohet se ka qëlluar me një mjet prerës shoqen e saj A., duke i shkaktuar plagë në bark, gjoks dhe fytyrë.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj të pandehurës Anxhela, duke e dënuar me 2 vjet burg për akuzën e “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas vendimit të gjykatës, e dëmtuara ka pretenduar se njihet prej vitesh me të pandehurën dhe se kanë ushtruar prostitucion.

Në muajin maj 2016, e dëmtuara E. ka qënë në Tiranë me një shokun e saj. Ajo i ka telefonuar të pandehurës Anxhela për t’i thënë se shoku i saj kishte dëshirë të kryente marrëdhënie seksuale me të kundrejt pagesës. Anxhela ka pranuar dhe është takuar me të shoqen e saj dhe djalin në një hotel në autostradë.

Ajo është larguar me këtë të fundit dhe është kthyer pas dy orësh. Gjatë kësaj kohe vajza ka qëndruar në kafe. Pasi janë ritakuar, Anxhela i ka thënë asaj se nuk kishte vepruar mirë, pasi djali që kërkoi “shërbim” nuk e kishte paguar. Megjithatë, ato kanë vazhduar normalisht bisedën dhe A. i ka përcjellë me makinë.

Në ditët e para të qershorit, Anxhela X. dhe E. K. janë takuar sërish me njëra tjetrën pranë rrugës së Elbasanit, në drejtim të Qytetit Studenti ku ka nisur edhe debati verbal.

Debati ka precipituar dhe Anxhela X. e ka goditur shoqen e saj me thikë. Pas kësaj, e pandehura Axhela është larguar nga vendngjarje ndërsa shtetasja E. është ndihmuar nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital.

E dëmtuara ka preteduar se është goditur me thikë nga shoqja e saj në formë kërcënimi, që të mos tregonte në polici për veprimtarinë e paligjshme që kryente Anxhela, atë të “ushtrimit të prostitucionit” dhe marrje të lëndëve narkotike.

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor i të dëmtuarës ka konstatuar dëmtime të shkaktuara me një mjet thikë në bark, fytyrë dhe gjoks.

“Këto dëmtime kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre. Për pasojë, ato klasifikohen si ‘plagosje e rëndë’”, thuhej në vendimin e gjykatës. (A.R/SHUPLAKA)

 

Etiketa: gjykataprostitutaseksshoqe
Pas

Sulm me armë në një restorant në Stamboll, disa të lënduar

Para

Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës

Para
Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës

Aleatët oligarkë rrezikojnë lirinë e Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion

Të shtena me armë në Kamëz pranë Institutit,një person i arrestuar

OKB-ja akuzon Izraelin për “shfarosjen” e popullsisë palestineze

Zjarr i madh në Pilur të Himarës, digjen 650 hektarë, forcat e emergjencës vijojnë punën

Operacioni “Koordinata” në Shkodër, kapen dhe shkatërrohen mijëra bimë narkotike

Trupi pa shenja jete në lumin Shkumbin, identifikohet viktima

Teherani hedh poshtë pretendimet izraelite për sulme me raketa

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Izraeli paralajmëron hakmarrje të ashpër ndaj Iranit pas shkeljes së armëpushimit

Evropa kërkon të luajë rol në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.