Një adoleshent shqiptar është dëbuar së fundmi nga shteti grek pas gjestit të tij nacionalist. Mësohet se i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka guxuar të bëjë simbolin e shqiponjës në flamurin bardheblu të Greqisë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një ishull të vogël, në portin Paksu përballë Pragës. 17-vjeçari është vënë në pranga nën akuzën e fyerjes ndaj simbolit grek në portin “Gaios Paxon”.
Masa ndaj tij u mor pasi i riu e postoi fotografinë në llogarinë e tij në “Facebook”. Menjëherë pas verifikimit të rastit, gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut shqiptar duke e shpallur person “non grata”. (XH.A/SHUPLAKA)