03:57 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bëri të qeshin demokratë e socialistë, Saimir Korreshi ‘nuk ndalet’: Minjtë janë realisht në spitalin e Lushnjes, ambulancat janë bërë hapa-dollapa mjer ai që shtrihet mbrapa

20:21 | 26/10/2021
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bëri të qeshin demokratë e socialistë, Saimir Korreshi ‘nuk ndalet’: Minjtë janë realisht në spitalin e Lushnjes, ambulancat janë bërë hapa-dollapa mjer ai që shtrihet mbrapa

Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Korreshi, përmes një fjalimi të mbajtur në seancën maratonë të 17 shtatorit, shkaktoi të qeshura në sallë, si mes deputetëve socialistë ashtu edhe atyre demokratë.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Frontline”, Korreshi tregon se gjatë fjalimit nuk e priti terezinë, ndërsa zbuloi se teksa ndjeu që në sallë po vinte kryeministri iu drejtua kolegëve me fjalët: “tani do ta ndez tym”.

I pyetur si e pritët skenën kur qeshën?, Korreshi u shpreh: “Unë nuk prish terezinë fare se kush qesh, për mua është e rëndësishme të transmetohet mesazhi. Ideja ishte ta çoja fjalimin tim deri në fund. Të bëjë një prezantim modest, duke prekur shumë pika, që të godisnin, ishte e vetmja mënyrë për ta bërë. Ne kemi qenë prezent në sallë, në ambientet e parlamentit, kishim shkëmbyer batuta dhe kishim bërë për të qeshur. Ndjeva që po vinte kryeministri dhe u them “tani do ta ndez tym”, me këtë batutë kam zbritur te shkallët me kolegët. U ndjeva mirë që ishin të gjithë dhe mesazhi do përçohej te të gjithë. Disa nga ato që unë kam denoncuar kanë gjetur zgjidhje në vazhdim”

“As ia kam dashur ta di se çfarë kanë qeshur. Fillimisht u fillua si çështja e “kërpëratës” dhe kur filloi të kuptohej mesazhi…Unë besoj se ata qeshën nga batutat dhe jo nga fjalimi. Kam folur me kryetarin. Kolegët mu turrën për tu shfajesuar që është e qeshur me shpirt”, shtoi ai.

Korreshi denoncoi edhe njëherë kushtet në spitalin e Lushnjës duke u shprehur se aty mban era amoniak, dhe ka vetëm tre ambulanca, ku dy të tjera janë pa motor dhe me shasi të prishur.

“Nuk kanë mbaruar punë akoma, se ka akoma punë për të bërë. Minjtë janë realisht në spitalin e Lushnjës. Unë i kam bërë ftesë ministres të mos presë shirita, por të vijë ta vizitojë spitalin e Lushnjës. Në çfarë ere amoniaku, qytetarët e Lushnjës shtrohen edhe në darkë shkojnë në shtëpi. Spitali i Lushnjës mbahet vetëm për synetlliqe. Bëhen operacione mediokre, maksimumi një apandesit. Nuk ka kondicioner. Ka dy ambulanca, njëra ka djegur motorin, dhe tjetra ka prishur shasinë, dy janë për skrap, kurse tre që janë hapa-dollapa mjerë ai që shtrihet mbrapa. Pata një rast të një njeriut tim, kufoma rrinte mbi 3 orë dhe nuk vinte ta merrte ambulanca”, tha ai.

(VIDEO) Kush është deputeti i PD-së që ‘shkriu’ së qeshuri Bashën dhe Gjiknurin, fjala e tij në Kuvend: Me kë talleni ju ore, në spital të del miu nga këmbët, do ndërtoni shkolla, po nuk kemi fëmijë

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Aksident me një të plagosur në Elbasan (VIDEO)

Para

“Sa herë ndërron pushteti hiqen nga pastruesja e komisariatit deri te drejtuesi”, Dritan Zagani: Policia e politikës, jo e shtetit!

Para
“Sa herë ndërron pushteti hiqen nga pastruesja e komisariatit deri te drejtuesi”, Dritan Zagani: Policia e politikës, jo e shtetit!

"Sa herë ndërron pushteti hiqen nga pastruesja e komisariatit deri te drejtuesi", Dritan Zagani: Policia e politikës, jo e shtetit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.