02:54 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bëri xhiron e botës me refuzimin për t’u zëvendësuar, portieri i Chelsea sqaron gjithçka

10:00 | 25/02/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bëri xhiron e botës me refuzimin për t’u zëvendësuar, portieri i Chelsea sqaron gjithçka

Kepa Arrizabalaga ka shpjeguar refuzimin e tij për të dalë nga fusha, kur trajneri Maurizio Sarri deshi ta zëvendësonte me portierin e dytë, në finalen e “Carabao Cup”, kundër Manchester City. Kjo finale iu buzëqeshi të besuarve të Guardiolës, që triumfuan nga penalltitë.

Blerja e shtrenjtë e verës së kaluar u përfshi në një incident të habitshëm në fund të kohës shtesë, kur Willy Caballero ishte gati ta zëvendësonte spanjollin, me këtë të fundit që u duk se u lëndua. Sarri e përshkroi incidentin si një “keqkuptim” në konferencën e tij të shtypit, pas ndeshjes.

Kepa Arrizabalaga nuk vonoi për të siguruar tifozët se ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin, duke sqaruar gjithçka: “Nuk e di se si u mor ai rast nga jashtë, nuk ishte imazhi më i mirë. Kam folur me trajnerin, mendoj se është keqkuptuar. Unë e kuptoj se në televizion dhe në rrjetet sociale po flasin fort për këtë gjë, por jam këtu për të shpjeguar gjithçka, për të thënë që nuk ishte qëllimi im për të dalë kundër trajnerit. 

Doja t’i thoja se jam mirë, ndërsa trajneri mendonte se isha lënduar. Ishin momente të tensionuara. Teksa po refuzoja të zëvendësohesha, kjo ishte një mënyrë për t’i treguar stafit teknik se isha mirë. Situata është keqkuptuar dhe më vjen vërtet keq, sepse tani njerëzit po flasin vetëm për këtë. Nuk e di, nuk e di çfarë them, përveçse të saktësoj se nuk ishte qëllimi im refuzimi i trajnerit. 

Duhet të dini se ishin minutat e fundit të një finaleje dhe nuk i kuptova reagimet. Vetëm kur pashë se donin të më zëvendësonin, u përpoqa të thoja se isha mirë. E di imazhin që është përftuar, por kurrë nuk kisha ndërmend të refuzoja zëvendësimin, por vetëm të bëja me dije se isha mirë e mund të vazhdoja lojën pa problem”./telesport

 

Etiketa: chelseaportieri
Pas

E gjithë bota po flet për ta! “Beqarja” Gaga, për pak sa nuk puthet me Bradley Cooper në sytë e Irinës

Para

E vunë në qendër të komenteve, Arbana Osmani iu përgjigjet shkurt kritikave (Foto)

Para
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri i ”tërheq veshin” Arbana Osmanit dhe ”Top Channel”-it

E vunë në qendër të komenteve, Arbana Osmani iu përgjigjet shkurt kritikave (Foto)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.