Një status dhe një foto e deputetes së PD-së, Oriola Pampuri është bërë virale në rrjet pasi ajo cilësonte godinën e Parlamentit rumuntë dytin për nga madhështia në Botë. shumë ndjekës e cilësuan këtë si “gafë” të deputetes, ndërsa pati dhe shumë reagime nga kampi blu duke e cilësuar Pampurin si zbulimi dhe “inteligjenca që ka zgjedhur Basha”. Por Pampuri ka reaguar më pas me një foto nga TripAdvisor i cili e rendiste këtë godinë si të dytin më të madh pas Pentagonit me mbishkrimin: Merrni disa informacione, informohuni! Kjo do të ndihmojë cilindo të jetë pak inteligjent. Më shumë informacion na ndihmon të jemi më pak paragjykues.
P.s Narkoshteti është problemi i gjithkujt që e do këtë vend. Të gjithë bashkë kundër tij do ishte më mirë”, shkruan Pampuri.