17:01 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: 17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim barbar që do të zgjaste 46 vite

12:33 | 17/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Detyra jonë, të qendrojmë në mbrojtje të vlerave”/ Berisha porosi drejtuesve në qarqe: Prioritet në axhendë do të jetë çështja ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dekalori gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës se “17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm që do të zgjaste, jo 1 apo 2 vite, por do të zgjaste 46 vite”.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta, ju zoti Ndregjoni, drejtues i Unionit të të Përndjekurve politikë në Shqipëri dhe një falënderim për organizmin e këtij përkujtimi.

Një përshëndetje familjarëve të viktimave të terrorit të kuq, përfaqësuesve dhe drejtuesve të partive politike dhe të gjithë të pranishmëve.

Zonja dhe zotërinj!

17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm që do të zgjaste, jo 1 apo 2 vite, por do të zgjaste 46 vite.

Me 17 nëntor banda terroriste e Enver Hoxhës, e shndërruar totalisht në vegël të Beogradit, do të vendoste në Tiranë pushtetin e saj, pasi kishte shndërruar luftën e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, në një luftë vëllavrasëse antikombëtare.

Ne sot, nderojmë 39 viktima të masakrës tetor-nëntor. Në fakt ato janë mbi 100.

Nderojmë një nga masakrat, aktet terroriste më të shëmtuara të regjimit, e projektuar nga të dërguarit e Beogradit, dhe përfaqësuesi i tyre në Shqipëri, Enver Hoxha. E ekzekutuar nga terroristët Kristo Themelko, Beqir Balluku dhe banda të tjera.

Heronjtë e kësaj masakre ishin atdhetarë, të cilët kishin luftuar kundër pushtuesve, ose kishin ndërgjegje të pastër, të qetë, dhe asnjë motiv për tu larguar dhe për të mos i shërbyer vendit dhe kombit të tyre.

Natyrisht ata ishin të papajtueshëm me ideologjinë çnjerëzore, komuniste. Ata ishin pasardhës të familjeve që kishin firmosur pavarësi, që kishin luftuar dhe dhënë kontribut thelbësor në ndërtimin e shtetit shqiptar.

U vra në mënyrën më tinëzare, më mizore, më barbare. Në pragun e derës së shtëpisë së vet. Të mbledhur në Bristol dhe të ekzekutuar në një bodrum, të hedhur në Priskë në lum, masakra e tetor-nëntorit është një masakër makabre, të cilën vetë ata që e kryen e shpallën akt terrorist, por qyteti u përgjak. Vazhduan për 46 vite me radhë ekzekutimin e armiqve të tyre, qëndrestarëve, heronjve të fjalës së lirë, besimit tek Zoti dhe besimit tek Shqipëria.

Pas

Ceremoni e veçantë për katër ish lojtarë, Duka kujton sërish legjionarët e tërhequr: Faleminderit për gjithçka

Para

I dënuar për vjedhje, Operacionalja kap në Fier 31-vjeçarin/ Arrestohen edhe dy të moshuar për dhunë ndaj familjarëve

Para
I dënuar për vjedhje, Operacionalja kap në Fier 31-vjeçarin/ Arrestohen edhe dy të moshuar për dhunë ndaj familjarëve

I dënuar për vjedhje, Operacionalja kap në Fier 31-vjeçarin/ Arrestohen edhe dy të moshuar për dhunë ndaj familjarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi izraelit në Iran shkakton masakër, 500 të vdekur, mijëra të plagosur

Aeroporti i Vlorës nuk do të jetë vetëm civil, Ethemaj: Do të përdoret edhe për ushtrinë

SHBA presin një sulm nga Irani në 48 orët e ardhshme

Gjykata shpall fajtorë katër persona, mes tyre ish-zyrtarë publikë (EMRAT)

Goditje e paprecedentë, Izraeli sulmon burgun më të njohur të regjimit iranian

Së shpejti fluturime direkte nga Tirana në SHBA, Rinasi në përgatitje

Goditi makinën e 18-vjeçarit me automjetin e tij disa herë, arrestohet i riu

Kriza në Iran/ Plan për të larguar Ajatollah Khamenein, zyrtarët flasin për fundin e tij

Shqipëria drejt një sistemi pronësie modern europian, miratohet udhërrëfyesi për digjitalizimin e Kadastrës 2025-2028

Ministri Balla takon shqiptarët e suksesshëm në Toskana: Falenderim për promovimin e Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.