23:34 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj

13:11 | 31/07/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: 190 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës po investohen në kulla nga Rama dhe Veliaj

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot një tjetër denoncim të rëndë në lidhje me aferën e inceneratorëve, duke akuzuar drejtues të lartë të qeverisë për përvetësim fondesh publike dhe pastrim parash përmes ndërtimit të kullave në kryeqytet.

Berisha u shpreh se 190 milionë euro të shpërdoruara nga inceneratori i Tiranës janë përdorur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për investime private në kulla, ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani, sipas tij, vazhdon të mbajë qëndrim të heshtur ndaj këtyre dëshmive tronditëse.

“Sot qytetarët dixhitalë kanë informuar se janë dhënë dëshmi për investime me paratë e inceneratorit në kulla që lidhen drejtpërdrejt me Ramën dhe Veliajn. Bëhet fjalë për rreth 130 milionë euro të dokumentuara, por në total shuma shkon në 190 milionë euro, duke përfshirë edhe fondet për dhera dhe ndërtime fiktive,” – tha Berisha.

Ai akuzoi SPAK-un dhe prokurorin e posaçëm Altin Dumani për heshtje të qëllimshme dhe për mbrojtje politike të zyrtarëve të lartë të mazhorancës.

“Unë paralajmëroj se çdo përpjekje për të fshehur apo injoruar këto dëshmi, do t’i bëjë ata përgjegjës në të njëjtin nivel me ata që kanë vjedhur. Heshtja për 130 apo 190 milionë euro nuk është as neglizhencë, por bashkëpunim në krim,” – deklaroi kreu i opozitës.

Berisha gjithashtu denoncoi sërish emërimin e Perlat Çullhajt në sektorin shkencor të Ministrisë së Brendshme, të cilin e quajti “një trafikant të provuar dhe milioner të paligjshëm”. Sipas tij, në arkivën dixhitale të Partisë Demokratike ndodhen 34 denoncime të detajuara për aktivitetin kriminal të Perlat Çullhajt, që nga bashkëpunimi me trafikantët, manipulimi i provave, deri tek përfshirja në skema të mëdha të drogës dhe pastrimit të parave.

“Ky është narko-komisari që Edi Rama i beson analizat shkencore në laboratorë shtetërorë. Në vend të luftës ndaj krimit, kemi zëvendësimin e një trafikanti me një tjetër edhe më të rrezikshëm ,nga Niko Brahimi te Perlat Çullhaj,” – u shpreh Berisha.

Në përfundim, ai theksoi se asgjë nuk mund të fshihet përjetësisht, dhe se Partia Demokratike do të ndjekë deri në fund çdo qindarkë të vjedhur nga fondet publike për inceneratorin e Tiranës.

Pas

Aksident në Cërrik-Gramsh/ Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 66-vjeçari

Para

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

Para
Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

Divjakë/ Ishte duke salduar portën, 68-vjeçari bie nga lartësia! Ndërron jetë në spital

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.