05:03 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: 2025 viti i diasporës shqiptare, me votën tuaj do shpëtoni kombin nga katastrofa ku e zhyti narkodiktatura

16:15 | 02/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: 2025 viti i diasporës shqiptare, me votën tuaj do shpëtoni kombin nga katastrofa ku e zhyti narkodiktatura

Kryetari i PD Sali Berisha nga Milano tha se  2025 viti i diasporës shqiptare, me votën tuaj do shpëtoni kombin nga katastrofa ku e zhyti narkodiktatura

Miqtë e mi!
Shqipëria, këto vite, nuk them se u bë vend i mallkuar, por u bë vendi nga i cili shqiptarët largoheshin dhe vetëm largoheshin. U bë vendi nga i cili në 10 vite u larguan më shumë shqiptarë se kurrë në historinë e kombit, 45% e tyre.

U bë vendi në të cilin, shqiptarët u vidhisën nga biset e varfërisë dhe mjerimit të paparë, që nga kohërat e diktaturës së egër staliniste.

Por, çdo gjë e ka një fund, diktaturat nuk jetojnë dot. Viti 2025 erdhi. Vitin 2025, e shpall sot para jush vitin e bekuar të diasporës shqiptare. Vitin e shqiptarëve të lirë që kudo në botë ngritën lart emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Vitin e shqiptarëve që përsërisin me vete se, do t’i dalin zot Shqipërisë. Vitin tuaj, njerëz të suksesit, që erdhët drejt të së panjohurës, dhe me mundin, djerësën, gjeninë tuaj krijuese u shndërruat në punëtorë të ndershëm, fituat respekt dhe dinjitet në këtë vend, u bëtë mjekë, inxhinierë, studiues, akademikë, biznesmenë të shkëlqyer.
Jeni pra, komuniteti më i integruar në këtë vend.
Viti 2025, është viti i diasporës shqiptare, sepse këtë vit ju i bëni Shqipërisë, i bëni kombit, i bëni familjeve tuaja ndër dhuratat më të bukura, më të çmuara që keni bërë në jetën tuaj. Këtë vit, ju me votën tuaj, me vullnetin tuaj të palëkundur firmosni fitoren e PD dhe opozitës shqiptare, firmosni rotacionin, firmosni fundin e narko diktaturës.

Vota juaj, nuk është votë vetëm për një parti, nuk është votë vetëm për ndryshimin e pushtetit, është votë për ndryshimin e dheut tuaj, për shpëtimin e kombit nga një katastrofë të cilën e zhyti narkodiktatura.

Miq, historia edhe përsëritet. Në vitin 1992, shqiptarët me votën e tyre u ndanë nga diktatura oruelliane-staliniste, më e keqja që kishte parë Europa pas luftës së Dytë Botërore. Në atë lëvizje ishin studentët liberatorë, ata që u bënë promotorët e fitores.

Në vitin 2025, jeni ju shqiptarët e diasporës, njerëz të lirë, atdhetarë të flaktë që po bëheni promotorë të fitores së 11 majit! Zoti ju bekoftë!

Pas

‘Shqiptarët në 12 vite panë dhunë e diskriminim/ Noka: Është detyra jonë, ta çmontojmë Rilindjen

Para

Rusia e lavdëron Trumpin dhe e kritikon Evropën

Para
Rusia e lavdëron Trumpin dhe e kritikon Evropën

Rusia e lavdëron Trumpin dhe e kritikon Evropën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.