Në një takim në Fushë-Krujë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për mobilizim total në 9 ditët e mbetura deri më 11 maj, duke e cilësuar këtë moment si më të afërtin me fitoren në 12 vite opozitë.
Berisha theksoi se fitorja është tashmë në duart e qytetarëve dhe kërkoi angazhim të plotë për ta bërë realitet ndryshimin.
Fjala e Kryedemokratit Sali Berisha:
Miq pra, 9 ditë na ndajnë nga fitorja.
Në 12 vite kurrë nuk e kemi pasur kaq afër.
Është pothuasje në duart tona, por kjo kërkon nga ne që këto 9 ditë të rendim mbas saj, të vrapojmë mbas saj, të takojmë çdo qytetar, çdo banor kudo që ndodhet të ja paraqesim këtë program.
Ti sqarojmë që nuk është program për pushtetin e Sali Berishës, jo dhe jo. Është program për çdo qytetar, është program për dinjitetin e nënave, motrave, baballarëve dhe gjyshërve tanë.
Është program për të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë.
Është program që këtë komb ta sjellim përsëri në moshën e rinisë së tij.
Është program për të sjellë në Shqipëri përsëri, qindra, mijëra djem e vajza që morën rrugët e dheut, pothuajse të përzënë nga skamja, varfëria, papunësia, pasiguria.
Miq!
9 ditë shqiptarët në diasporë janë sot në këmbë si kurrë.
Kudo takoj burra, gra të rinj, erdhëm thonë, erdhëm për fitoren.
Të gjithë në këmbë, Zoti ju bekoftë ju.
Fitore!
Më 11 maj, votoni ndryshimin, votoni Krujën Madhështore, Fushë Krujën Madhështore, Shqipërinë Madhështore.
Të gjithë jeni 1-sha.
1-sh ishte Skëndërbeu, 1-shi është numri i Zotit.
Zoti ju bekoftë, fitore.