Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se ka shpenzuar 1,5 miliard lekë për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Sipas tij, kjo shumë do të shërbente për ndërtimin e dy shkollave të reja, ndërsa nuk harron pa përmendur edhe ngrohjen në shkolla, që sipas tij, i ka lënë nxënësit pa mësim.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
-Rama per zyrat e Lindites shpenzon 1.5 miliard!!
-Kurse nxenseve ju mbyll shkollat se nuk kane ngrohje!
Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama inauguroi rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrise se Lindites, per te cilen u shpenzuan rreth 1.5 miliarde leke, nje shume kjo me te cilen mund te ndertoheshin nga themelet dy ndertesa te reja si ajo e Ministrise Arsimit. Kete shpenzim per Linditen, nje superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion, Rama e argumentoi thjesht me kerkesen qe gjerat duhet te jene te bukura. Pra per Ramen dhe Linditen e tij rendesi ka zbukurimi luksi dhe rehatia e zyrave te kesaj te fundit. Ndersa shkollat e nxenesve dhe te mesuesve te Tiranes dhe mbare Shqiperise duhet te mbyllen nga acari pasi ato nuk kane ngrohje dhe as qe kane nevoje per te. Kjo eshte reforma Rama-Nikolla e sistemit arsimor?! sb (A.R/SHUPLAKA)