Ish-kryeministri Berisha akuzon përmes qytetarit dixhital, kryeministrin Rama dhe ministren Lindita Nikolla, se këta jo vetëm nuk u dhanë shpërblim për fundvit mësuesve por u morën dhe gjysmën e rrogave për darka dhe dreka fundviti.
Edhe pse Ministria e Arsimit ra dakort për dhënien e shpërblimit, mesa duket mësuesit nuk e kanë marrë shpërblimin e premtuar.
Postimi i Berishës:
Mashtrimin dhe shkeljen e marreveshjes me sindikatat nga Rama-Nilkolla per shperblimin e mesuesve ne fund te vitit!
Ata firmosen marreveshjen dhe nuk ju dhane shperblimin mesuesve. Ne te vertet, jo qe nuk ju dhane shperblimin por ju moren pothuaj edhe nje gjysem rroge per darka apo dreka kolektive te detyrueshme ne fund te vitit! sb
Mesuesi dixhital denoncon:
“Zoti Berisha pershendetje. Ju lutem ngrijeni zerin ne Parlament per ne arsimtaret se edhe kete vit nuk na e dhane shperblimin 10 mije lekesh. Edhe pse Ministria e Arsimit ra dakort me Aleancen Sindikale per dhenien e shperblimit, ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave qe prisnim pergjigjen zyrtare nuk u tha asnje gje dhe edhe kete vit mesuesit mbeten pa kete shperblim qe ju takonte. Faleminderit” (D.D/Shuplaka)