Asgjësimi politik i kryeministrit Edi Rama bëhet vetëm nga shqiptarët me vendosmërinë e tyre, me qëndrimin e tyre ndaj armikut më të egër pas Enver Hoxhës për votën e tyre të lirë.
Ky është qëndrimi.
Por për sa i përket asgjësimit politik, kjo është në detyrimin e qytetarëve shqiptarë të mbrojnë votën e tyre dhe ata do i presin biletën Edi Ramës për aty ku e meriton.
Unë dal këtu çdo ditë me qëllimin më kryesor për t’u dhënë të gjithë provat, faktet, dokumentet atyre qytetarëve që janë të gatshëm të luftojnë për votën e lirë.
Motivimin më maksimal për farsën që është realizuar.
Unë e di që ka të tjerë që thonë nuk është gjë kjo punë, punë e madhe, ka të tjerë që thonë ne po ikim tani se nuk kemi më punë këtu, janë të ndryshëm njerëzit.
Por unë flas këtu për ata që e konsiderojnë votën e lirë vlerë themelore të një sistemi demokratik.