10:03 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Azem Hajdari ishte një lider i lindur, betimi që bëri në shesh, e dominoi të gjithë protestën

12:40 | 22/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Azem Hajdari ishte një lider i lindur, betimi që bëri në shesh, e dominoi të gjithë protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në historinë e vendit tonë, askush nuk ka bërë më shumë për lirinë se sa Azem Hajdari.

I pranishëm në një takim në departamentin Brain Gain dhe Ekselenca në selinë e PD  me temë; “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë”, Berisha tha se “po harrove të shkuarën, të ardhmen nuk e ke kurrë të sigurtë dhe kjo është e provuar me qindra herë në histori”

Ka një vlerësim për të pamposhturit. I pamposhtur është ai që rrezohet dhe ngrihet.
Këtyre u nxjerr Ramiz Aliaj me Hekuran Isain dhe sampistë dhe i rrahin në mënyrën më barbare. Imagjinoni tani. I kishte pritur, por tani ai me dajak donte ti bënte të pendoheshin pse kërkuan. U pendua, jo absolutisht. Doli të nesërmen në krye të studentëve dhe u nisën tani për të pushtuar sheshin.
Dhe ai ngrihej, ishte me një xhakovente të zezë, dhe ngrihej mbi supet, i rrethuar nga të gjitha anët, por një rrethim i papërshkrueshëm. Të gjitha llojet e armëve aty.
Kishte dalë dhe Garda. Dhe ky që ngrihej, poshtë dinastia, liri, demokraci. Hipte mbi supet e shokëve të vet që të dëgjohej më mirë dhe ata e duartrokisnin.
Me egërsinë e tyre, diktatura e pastroi rrugën.
Shkojmë me Besnikun dhe i gjejmë tek një nga konviktet. Na thanë se ju kemi kërkuar, por ju thamë se, nuk na kishte thënë njeri, por ne erdhëm sapo morëm vesh që keni dalë.
A do të na përfaqësoni na thanë, jo, përfaqësojmë veten tonë, por do të ju mbështesim. Ju përfaqësoni veten tuaj, ne do t’ju mbështesim ju fuqimisht.
I rrahur, pasi e kishin goditur, ishin bërë fërtele dhe i lëshon ultimatum Ramiz Alisë. Më thotë, na i lironi dot të burgosurit, i them jo, se nuk njoh në atë sektorin e burgjeve, kur aty gjindet njëri, thotë i njoh unë. Thotë u thuaj, se nëse nuk i lirojnë shokët tanë, xham e gjë pa thyer në Sheshin Skënderbej nuk do të ketë. Ultimatum. Dhe këtë ultimatum unë pastaj ja kam përcjellë Ramiz Alisë.
Pra i lindur. Doktrina thotë që, lider bëhesh dhe nuk lind, në fakt ai ishte i lindur dhe ishte më i jashtëzakoshëm si njeri që mund të bëhej.
E kishin rrethuar nga të gjitha anët. Çfarë bënte Ramiz Aliaj, ishte i dystuar. Po të mund ti shtypte, do ti shtypte. Nëse nuk i shtypte dot, pastaj do nënshtrohej. I kishte rrethuar shumë keq. Tu thonim ne se, ishin të rrethuar dhe nuk mund të dilnin, se ata i kapnin dhe i fusnin në kamionë dhe i shpërndanë. E vërteta ishte se, vetëm këta ishin aty, ishin vetëm studentët konviktorë. Tek tuk mund të ketë pasur, dhe qytetarë nuk kishte atë natë, ishin vetëm.
Pasi u bindën për të mos zbritur natën në shesh.
Aty ishin mbledhur mbi 1 mijë studentë, pasi po ktheheshin nga fundjava. Më thotë, dil e folu dhe unë u them, se janë liruar ata studentët, të tjerët në spitale janë kuruar dhe nuk do të zbrisni. Me eksplozion, tradhtar, tradhtar, na tradhëtove.
E merr fjalën ky. Jo, e keni shumë gabim, këta kanë ardhur me ne, për të na ndihmuar. Tani ja kthyen atij tradhtar. Tradhtar thotë; kur unë të ju tradhtoj ju, Kirit dhe Rudinës ua fus thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr. Ata u shtangën, ishte ky lloj betimi i lashtë, shekspirian që sheshin e dominoi tërësisht dhe pas kësaj, brohoritje të fuqishme për heroin, për Azem Hajdarin.
Ishte i jashtëzakonshëm, ju them unë ju.
Po ta marrësh në një aspek, ai kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme.

Pas

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në katin e 9-të të një pallati

Para

Policia e Tiranës arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i narkotikëve, dhunë në familje dhe të dehur timon

Para
Tubimi i PD, reagon policia: Protesta paqësore e mirëpritur! Mos bllokoni rrugët, përbën vepër penale

Policia e Tiranës arreston 9 persona për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i narkotikëve, dhunë në familje dhe të dehur timon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Itali/ Shpërthim në një ndërtesë në Torino, 5 të plagosur! Dy fëmijë në gjendje të rëndë

Procesi për ‘Partizanin’ në GJKKO nis sot, Jamarbër Malltezi: Gjueti shtrigash me urdhër të kryeministrit

Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri ‘pushtojnë’ tokën dhe qiellin në Izmir

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Popullsia është përgjysmuar në 30 vite/ Masat që po merr Gjermania lindore në luftë me shpopullimin

Netanyahu: Pas operacioneve në Iran, hapen mundësi për lirimin e pengjeve

Sot takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

Skaf i vjedhur zbulohet në Sarandë, autoritetet e nxjerrin nga deti

Shqipëria, në fund të rajonit për produktivitetin për orë pune

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.