Mëngjesin e sotëm, deputeti socialist Erjon Braçe, ka komentuar situatën politike në vend, duke u shprehur se kërcënohemi nga fashizmi, koment i bërë më 7 prill, datë kur vendi u pushtua nga Italia fashiste.
Ai u referohet “retorikës fashiste të Sali Berishës, Lulzim Bashës, që bashkë me reshterët e tyre, kanë vrarë të ndryshmit nga ata. Braçe shkruan se qytetari cilësohet i fundit, pasi pushteti vihet përpara së drejtës për jetën dhe mund ta marrë jetën në funksion të tij.
Reagimi i Erjon Braçes:
Ne menyre te perseritur po lexoj se;
Retorika qe i con zgjedhjet tek qytetari, i quan ashtu sic jane-te qytetarit, jo te partive, e drejte kushtetuese e qytetarit dhe qe nuk mund te bllokohet, qenka shqetesuese!! Nderkohe;
Retorika fashiste e Sali Berishes, Lulzim Bashes dhe gjithe kapiteneve te tyre me “terheqje zvarre”, “fund fatal” etj kercenime te dhunshme e kriminale, as qe i shqeteson te njejtet.
Dhe kujtoni,
KETA NJEREZ, BERISHA, BASHA DHE RRESHTERET E TYRE, KANE VRARE TE NDRYSHMIT E TYRE, QYTETARE KUNDERSHTUES NE MES TE BULEVARDIT!! A e kuptoni sa e njeanshme, e pandershme, e pa drejte eshte “parimesia” qe po na shitet?! A e dini pse ndodh kjo?
Une e kam nje pergjigje-e drejta per jeten ne kete vend, nuk eshte e para sic kudo, perfshire Kushtetuten;
Qytetari (e drejta per jeten e tij) eshte i fundit, e Nuk ka lidhje me partite e tyre, pushtetin si qellim, perkundrazi pushteti eshte para te drejtes per jeten, madje mund ta marre jeten ne funksion te tij, pushtetit.
Kjo eshte ajo qe na kercenon dhe eshte fashizem!
Sot eshte 7 Prill!
(XH.A/SHUPLAKA)