Kreu i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj analistit Baton Haxhiut dhe kryeministrit Edi Rama, duke i quajtur përpjekjet për manipulimin e opinionit publik “të dëshpëruara” dhe “të kota”.
“Së dyti, lidhur me një exit-poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiq. Ai nuk bëri asgjë tjetër veçse, pa bërë asnjë exit-poll, lexoi apo konvertoi në poll memorandumin e Kuçit,” deklaroi Berisha.
I drejtohet Ramës me fjalët: “Mos përdor gënjeshtarë të gatshëm, papagaj të paguar që shpikin çdo gjë për interes elektoral. Këto janë orët e tua të fundit në pushtet”.
Ai shtoi se procesi i votimit dhe numërimit po monitorohet plotësisht dhe denoncoi praninë e asaj që e quajti “zyra ilegale të PS” në zona si Astiri, ku sipas tij po kryhen veprime kriminale zgjedhore.
Berisha përmendi edhe deputetin Erion Braçe, duke pretenduar se është kapur në flagrancë me një grup në shkelje të ligjit zgjedhor. Ai garantoi se strukturat e PD do vazhdojnë të denoncojnë çdo përpjekje për manipulim.