Pas vendimit të Parlamentit holandz për rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit, ish kryeministri Berisha nga ABC News ka deklaruar se përveç Holandës ka edhe vende të tjera të cilat po konsiderojnë rikthimin e vendosjes së vizave për Shqipërinë.
Sipas tij një gjë e tillë është e konfirmuar nga burime të sigurta. “Çfarë e shtyu Hollandën të merrte këtë vendim me 2/3 e parlamentit? Parlamenti i Hollandës ka shpjeguar se së pari është krimi shqiptar tejet agresiv dhe në rritje.
Ku mbështetet kjo? Një një raport të organeve ligjzbatuese hollandeze të vitit 2017.Por në edhe në dy raportet e fundit të Departmametit të Shtetit Amerikan.
Së dyti, shqiptarët vijnë të parët para sirianëve dhe afganëve për azil.Verbëria e tij që është përgjegjës për këtë situiatë. I siguroj shqiptarët se po që se qeveria holandeze kërkon të çojë deri në fund këtë nismë, asgjë nuk e pengon.
Këto deklarata të Ramës janë rrugaçërore…Nëse ju kujtohet se si Gramoz Ruçi i përcolli parlamentarët hollandezë dy vite më parë është e turpshme.
Por nëse qeveria e Hollandës e merr në konsideratë këtë vendim e çon deri në fund. Kam informacione që ka vende të tjera që po konsiderojnë vendosjen e vizave për shqiptarët”.
Po ashtu, Berisha ka folur edhe në lidhje me rritjen e kriminalitetit në vend duke u shprehur se “deri tani qeveria po jep prova se kemi të bëjmë me një narkoshtet, jo shtet”, dhe duke shtuar se ndërkombëtarët do të publikojnë raporte të reja përsa i përket trafikut të drogës dhe lidhjeve të qeverisë me ta.
“Do të ketë raporte të reja që do të trondisin qeverinë”-është shprehur Berisha.
Discussion about this post