15:07 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha, Çupi dhe Noka propozuan minimumin jetik 200 euro për familje në buxhetin e 2025, Qeveria kundër amendamentit

13:29 | 02/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha, Çupi dhe Noka propozuan minimumin jetik 200 euro për familje në buxhetin e 2025, Qeveria kundër amendamentit

Partia Demokratike propozoi një amendament në buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm, për vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro. Për opozitën, nisma e dërguar në Kuvend nga deputetët konsiderohej një mekanizëm i rëndësishëm ndihme për familjet në pamundësi ekonomike.

Deputetët propozues të amendamentit, Sali Berisha, Dhurata Çupi dhe Flamur Noka theksuan se Shqipëria është i vetmi vend pa minimumin jetik. Amendamenti synonte përcaktimin e një vlere financiare lidhur me të ardhurat që i sigurojnë çdo qytetari blerjen e ushqimeve minimale dhe sigurimin e disa shërbimeve të domosdoshme.

foto galeri

foto galeri

Por Qeveria pasi e ka shqyrtuar amendamentin e opozitës, ka vendosur ta rrëzojë atë, duke mos e reflektuar në propozimet që do të kalojnë në draftin final të buxhetit të shtetit i cili pritet të miratohet në seancën e nesërme Parlamentare.

Në mendimin e dhënë nga Këshilli i Ministrave thuhet se: “Në këndvështrimin buxhetor, bazuar edhe në mendimin e Ministrisë së Financave, vlerësohet se nisma e porpozuar nuk ka një metodologji të qartë për përllogaritjet e bëra për masën e minimumit jetik, për të analizuar me detaje nëse ky nivel përmbush nevojat reale të lidhura me këtë koncept dhe njëkohësisht të gjithëpranuara. Në këtë kontekst, nuk rezulton e qartë nëse kjo metodologji merr në konsideratë në vlerësimet e saj përfitimet sociale të buxhetit të shtetit. Theksojmë se buxheti i shtetit shpenzon mesatarisht 33% të shpenzimeve të përgjithshme publike për skema të ndryshme sociale, përqindja e të cilave është e krahasueshme me standardet e vendeve të tjera të rajonit”.

 

Këshilli i Ministrave ka pasqyruar edhe mendimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Kjo Ministri thekson se “në përmbajtje të projektligjit nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë përfituese të aftësisë së kufizuar që trajtohen me statuse të veçanta, si edhe përfituesit nga programet e sigurimeve shoqërore që jetojnë jashtë vendit”.

“Gjithashtu, kjo ministri vlerëson se është e paqartë metodologjia e përdorur për përllogaritjen e minimumit jetik dhe marrja në konsideratë e përfitimeve aktuale që kanë kategoritë në nevojë në fushën e mbrojtjes sociale, të financuara nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për ccështjet sociale”.Buxheti i shtetit për vitin 2025, pritet të diskutohet nen për nen seancën e ditës së nesërme, e cila parashikohet të jetë maratonë.

Pas

Berisha rikthehet në Kuvend pas rreth 1 viti, kreu i PD: Do vazhdoj betejën time deri në fitore

Para

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

Para
Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK

Discussion about this post

 



Të Fundit

Khamenei përzgjedh 3 pasardhës në rast atentati, djali i tij mbetet jashtë listës

Telefonata mes Macron dhe homologut iranian, reagon presidenti francez

Arrest në Sarandë, hajduti serial grabiste makinat e pushuesve

Posedonte kokainë, arrestohet 31-vjeçarja në kryeqytet

Drejtoria e Policisë Vlorë/ Iu gjet armë poshtë sediljes, arrestohet 20-vjeçari. Në Delvinë humb jetën një 73-vjeçar për shkaqe natyrore

Presidenti i SHBA-së Donald Trump propozohet nga Pakistani për Nobelin e Paqes

Dronët iranianë godasin Izraelin në një depërtim të rrallë të mbrojtjes ajrore

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.