Përmes një postimi në Twitter anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, kërkon që të largohet kryetari Lulzim Basha dhe të rikthehet në drejtimin e partisë Sali Berisha.
Edith Harxhi thekson se sot Partia Demokratike është më rëndë se kurrë.
Në kujtim të 26 viteve më parë, kur u arrit fitorja e parë e PD në 22 mars 1992, Harxhi thotë se Berisha duhet të rikthehet në ballë, pasi është e vetmja figurë që mund të mbledhë dhe bashkojë të djathtën shqiptare.
“Ndoshta ka ardhur koha qe zoti Berisha të rikthehet në ballë si e vetmja figurë që mund të mbledhë, bashkojë, kordinojë të djathtën kundër të keqes së madhe. De Gauli shqiptar duhet të kthehet. Bacë kthehu e na prijë.” – shkruan ajo në Twitter.
Edith Harxhi është një nga kritiket më të forta të kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha.
Edith Harxhi së bashku me Patozin, Imamin, Topallin, por edhe figura të tjera të PD kanë kundërshtuar mënyrën e drejtimit të së djathtës nga Basha dhe procesin e rizgjedhjes në korrik të vitit të kaluar.
Ndoshta ka ardhur koha qe Z. Berisha te rikthehet ne balle si e vetmja figure qe mund te mbledhe, bashkoje, koordinoje te djathten kunder te keqes se madhe. De Gauli shqiptar duhet te kthehet. Bace kthehu e na prije!✌
— Edith Harxhi (@EdithHarxhi) March 22, 2018
(E.L/Faxweb)