Në ka një mandat që po mban peng certifikimin e zgjedhjeve të 25 Qershorit është padyshim mandate i Tiranës, ku PDIU pretendon se e ka fituar me Shpëtim Idrizin, ndërsa PS ka marrë nga KQZ-ja deri më tani mandatin e 18-të.
Dje Mesila Doda dhe PDIU publikuan një video ku shihej se në një qendër numërimi manipuloheshin votat e PDIU-së.
Me partinë e Idrizit është solidarizuar sot dhe ish-kryeministri Berisha, duke shpërndarë videon flagrante dhe duke bërë dhe komentin e tij në lidhje me situatën.
STATUSI I BERISHËS:
Ja si ia vodhi mandatin Noriega PDIU-se!
Qytetari dixhital denoncon:
Vjedhjen e mandatit te PDIU nga Noriega ne qarkun e Tiranes. Ai thote se disponon 19 video per vjedhjen skandaloze te mandateve nga kanibalet e votave te Edvin Kristaq Rames.
I bej thirrje KQZ te rinumeroje nga e para votat per qarkun e Tiranes dhe per cdo qark tjeter ku ekzistojne te dhena per vjedhje te votave. I bej thirrje Prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit kriminelet e votes se shqiptareve.
Lexoni ju lutem mesazhin dhe shikoni videon skandaloze qe ka derguar qytetari dixhital! sb
“Pershendetje doktor, kjo eshte vetem nje prej shume videove qe kemi gjetur nga rregjistrimet e kamerave ku shihet se si PS ka tjetersuar voten e PDIU gjate numerimit. Kemi gjetur skandale te tjeta dhe me te medha se kaq, jane plot 19 video te tjera me akte te dhunimit te votes gjate procesit te numerimit.”
(E.K/SHUPLAKA)