Sali Berisha denoncoi një tjetër rast sipas tij të përdorimit të “trenit bullgar” në zgjedhjet e 11 majit nga ana e Partisë Socialiste në qendrën e votimit 2246 në Blinas të Elbasanit.
“Kjo qendër votimi është në Elbasan. Fillimi është në një kafene, shikojeni…Ja fleta e votimit…Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos. Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.Me gjakftohtësi të paparë. Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës”.
“Në një qendër elektorale të PS-së janë dorëzuar topa të mëdhenj me vota dhe se ajo qendër, pikërisht ajo qendër, tre ditë para këtij veprimi ishte vizituar fshehtas nga personalisht, Edi Rama. Dëshmitarë të cilët faktuan praninë e topave me fletë votimi, ata dhanë të dhëna për vizitën e Edi Ramës”.
Nga rinumërimi i votave në Tiranë e Fier nuk pret ndryshim të rezultatit, por vetëm transparencë të procesit .
“Absolutisht veç transparencës asnjë gjë tjetër”.
Gjatë konferencës përpara gazetarëve, Berisha shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryeministrit të parë të Kosovës Bujar Bukoshi, duke vlerësuar kontributin e tij të dhënë në çështjen kombëtare.