Ish-kryeministri Sali Berisha përmes qytetarit të tij dixhital ka një dhuratë shumë të veçantë për kryeministrin Edi Rama.
Një karvatë ngjyrë rozë, njësoj si ngjyra e dikurshme e Partisë Socialiste dikur, se tashmë është bërë një ngjyrë më e zënë.
Po deri këtu jemi në rregull sa kohë që kryeministri i ka me merak veshjet me ngjyra. Ajo që përbën detajin është se në trupin e karvatës ka ca pinokë me hundë të gjatë, siç duket kështu duken premtimet e Ramës në sytë e Berishës.
Duhet thënë se jo pak meme janë shpërndarë në rrjetet sociale me politikanët që iu rritet hunda, e sidomos në kohë fushate. (E.K/SHUPLAKA)