Teksa kryeministri Rama po ngjitej në restorantin e një qendre biznesi është shkëmbyer me ish-Kryeministrin Berisha.
Kryeministri Rama mësohet se i është drejtuar i pari ish-Kryeministrit Berisha me fjalët përshëndetëse “Sali, mirë Sali?”, shkruan ”Syri.net”.
Përgjigja e Berishës mësohet se ka qenë: “Vazhdo, vazhdo”.
Rama që ka qenë duke folur me dikë në telefon, ka vijuar: “Sorry, i just met mr. Berisha” (më falni, sapo takova z.Berisha).
Ish-Kryeministri i është përgjigjur Ramës: “Po, po, met, met” (po po, tako, tako).
Rama: Sali, mire Sali?!…
Berisha: Vazhdo, vazhdo…
Rama në telefon dikujt: Sorry, i just met mr. Berisha.(më falni, sapo takova z.Berisha)
Berisha: Po po, met met… (po po, tako, tako)
Sot ka qenë një ditë e ngjeshur politike teksa zyrtarisht përpjekja e dy negociatorëve nga Brukseli ka dështuar për të zgjidhur krizën. Rama nuk ka pranuar qeverinë teknike si kusht i vendosur nga opozita.
(M.D/ Shuplaka)
Discussion about this post