18:45 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Do të bëjmë gjithçka që të rikthejmë shqiptarët e larguar

20:59 | 20/09/2024
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Do të bëjmë gjithçka që të rikthejmë shqiptarët e larguar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në dritaren e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se PD do të bëjë gjithçka që të rikthejë shqiptarët e larguar.

“Ndaj sot miqtë e mi, jam këtu për t’u betuar para qindra mijëra të rinjve dhe të rejave, të cilët ndodhen sot në Europë dhe në botë, janë shkolluar, janë bërë ekspertë, specialistë nga më të mirët e fushave të ndryshme, por që prapë ëndrrën, siç e kishte Gerti Bogdani, që përfundoi studimet me rezultatet më të larta në shkollën e tij, ëndrrën e kanë për t’u kthyer në Shqipëri.

Do bëjmë gjithçka që ju të ktheheni në këtë vend”, tha Berisha.

“Të dashur miq, dje në Bruksel një i ri shqiptar, i lindur dhe i rritur në Greqi, i drejtoi një pyetje kreut të narkoshtetit shqiptar.

Ky djalë greqishtfolës, anglishtfolës me shpirt dhe zemër shqiptar, e pyet kreun e Meduzës: zoti kryeministër, çfarë do bëni ju për të rinjtë që të kthehem në vendin tim?

Ato fjalë në anglisht të tij, ajo kërkesë në anglisht, e cila kësaj here nuk buronte nga gjuha, por nga zemra dhe shpirti i tij ishin një thirrje dhe kushtrim për çdo shqiptar.

Kurse kreu i Meduzës, kryehajduti i kombit, zyrtari më hajdut i të gjitha kohërave në këtë vend, iu përgjigj të riut: unë, tha, i ri, nuk kam pyetur se çfarë do bësh, por kam bërë. Dhe ti si i ri, përpiqu pra të bësh se asgjë nuk do bëj për ty.

Nuk kishte përgjigje më cinike, më arrogante, më antishqiptare, më shpresëvrasëse se një i ri, i cili ishte shkolluar në Greqi, po shkollohej dhe në Bruksel, por prapë ëndrrën nuk e kishte në Greqi, nuk e kishte në Bruksel, ëndrrën e jetës e kishte në Shqipëri.

Ndaj sot miqtë e mi, jam këtu për t’u betuar para qindra mijëra të rinjve dhe të rejave, të cilët ndodhen sot në Europë dhe në botë, janë shkolluar, janë bërë ekspertë, specialistë nga më të mirët e fushave të ndryshme, por që prapë ëndrrën, siç e kishte Gerti Bogdani, që përfundoi studimet me rezultatet më të larta në shkollën e tij, ëndrrën e kanë për t’u kthyer në Shqipëri.

Do bëjmë gjithçka që ju të ktheheni në këtë vend.

Do bëjmë gjithçka që të shpëtojmë këtë vend nga njeriu që u përgjigj se bëj ç’të mundesh vetë.

Do mbledhim forcat, do dalim në shesh të mejdanit, do përballemi dhëmb për dhëmb me këtë hajdut që nuk ka asgjë shqiptare.

Me këtë armik të egër të qenies shqiptare.

Që në vend që të ndjehej 100 herë i obliguar, në vend se të ndjehej 100 herë mirënjohës për dëshirën e atij të riut që të ndërtonte ëndrrën në Shqipëri, i përgjigjej si harbut.

I përgjigjej me ndjenjën e armiqësisë së etërve të tij ndaj shqiptarëve jashtë”, deklaroi Berisha.

Pas

Gjermania skeptike ndaj politikës së BE-së për migracionin, e interesuar për paktin Shqipëri-Itali për refugjatët

Para

Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën

Para
Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën

Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.