Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, është arratisur nga vendi, pasi sipas tij, do të arrestohej.
Më herët u mësua se Agaçi është larguar nga Shqipëria, për një ndërhyrje shëndetësore.
“Don Agaçio arratiset!
Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor!
Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.
Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.