I ftuar në studion e Fax News ishte këtë pasdite avokati Arben Llangozi. Për gazetaren Rovena Neziri, avokati komentoi lëvizjet e fundit në SPAK dhe çështjen Berisha.
Ai shprehet se po fillon të fryjë një erë e re në Shqipëri, në fushën e zbatimit të ligjit. Dhe për këtë meritë ka SPAK dhe prokurorët e tij.
Arben Llangozi: E shikoj se një erë e re po vjen në Shqipëri, për arsye se bëmë 30 vite tranzcion që këto politikanë nuk kanë marrë asnjëherë goditje. Kanë vjedhur dhe nuk janë ndëshkuar. Ka ardhur dita që këto persona që kanë përfituar në Shqipëri të marri goditje nga gjykata që po vepron në mënyrë korrekte.
Për Berishën, ai thotë se ish-kryeminstri duhet të paraqitet në Gjykatë edhe nëse çështja ndaj tij është e padrejtë.
Arben Llangozi: Berisha ka zgjedhur të përfaqësohet nga dy avokatë. Ai duhet të përballet me gjykatën nuk duhet ta përgojojë atë. Mund të jetë dhe e padrejtë, por duhet ta zgjidhi në mënyrë proceduriale. Mendoj se është e padrejtë: në rradhë të parë, pasojë të veprimit të Berishës nuk ka. I ka kthyer pronën ish-pronarëve. Është bërë një ligj, pronat kanë filluar të pëfitohen që në 93′. Nuk ka sjellë dëm në shtetin shqiptar. Nuk mund të ketë vepër penale. SPAK po krijon një frymë të re në zbatimin e ligjit.