18:41 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Debati në Komision/ Berisha: Duhet të zhdukesh nga skena politike, Balla: S’ta jap dot këtë kënaqësi

16:27 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit
0
Debati në Komision/ Berisha: Duhet të zhdukesh nga skena politike, Balla: S’ta jap dot këtë kënaqësi

Ka nisur me debate dhe akuza të rënda mes deputetit socialist Taulant Balla dhe ish kryeministrit Sali Berisha mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor për çështjen “CEZ”. 

Berisha e ka akuzuar kreun e komisionit për shpifje, duke i përmendur edhe një vendim gjykate, ndërsa ka shtuar se duhet të paguajë edhe 10 milionë lekë gjobë.

Ndërsa nuk kanë munguar as akuzat e rënda për trafik prostitucioni apo droge.

Të gjitha pyetjeve të Ballës, Berisha i është përgjigjur me fjalët “shpifësi është shpifës dhe vetëm kaq”

Debati Berisha-Balla:

Berisha: “Po ti nuk skuqesh e as nuk zverdhesh. Drogë dhe mundësisht heroinë. Je një ordiner.

Balla: Ne nuk japim dot burg te ky komisioni.

Berisha: Para se të përgjigjem. Falenderoj një qytetar që thotë pyete pak Ballën për drurët që i pret në pyjet e Kavajës bashkë me Rroshin.

Balla: Ta çoi bodigardi yt.

Berisha: Ashtu, hajde shife…shpifës. Tani kjo është një shpifje e ulët.

Berisha: Ti duhet të zhdukesh nga skena politike

Balla: Nuk ta jap dot këtë kënaqësi.

Berisha: Bllokoi hetimin e një grupi hajdutëshit nga më të rrezikshmit sepse falimentuan CEZ. Ti tani del këtu avokat i kryetarit tënd. Po kjo është e faktuar, ti Edi Ramën nuk e mbron dot. Dosjet janë të gjitha në Prokurori dhe ato do zbardhen që të gjitha. Je shpifës i certifikuar! Edhe ulesh aty. Ai të ka ty dosjet për përdhunim. Ai të ka ty dëshmitë e Fatos Nanos që je arrestuar në kufi për ushtrim prostitucionin. Balla:Të zbardhim njëherë këtë, ngrije ti një komision hetimor dhe pastaj.

Balla: A je takuar ndonjëherë me Nuel Kalajn? A keni folur ndonjëherë në telefon? Kush është shpifësi Nueli?

Berisha: Shpifësi është shpifës! E shof e shoh se po dridhesh, mos ke ftohtë?A ke takuar ti takime me Nuel Kalajn?

Berisha: Vazhdo zinxhirin e shpifjeve!

Balla: A keni deleguar që të flasë ministri Ruli në lidhje me privatizimin?

Berisha: Shpifësi është shpifës dhe vetëm kaq!

Balla: A e njihni Hamza Merxhanin?

Berisha: Shpifësi është shpifës dhe vetëm kaq!

(Reagon Arben Ristani): Po abuzoni me pyetjet

Berisha: Nuk është gënjeshtër, është shpifje, mos e nderoni me gënjeshtër

Balla: Fjalën e ka zoti Manja

Berisha: Jo, do flasë unë

Balla: Zoti Manja, vazhdo

….

Berisha: Edi Rama pra në një kohë kur kompania kishte borxh 634 mln euro me faturë të faktuar nga kompania ndërkombëtare dhe dëme të faktuara të tjera 3.2 mld na e ka fajin qeveria shqiptare.Sali Berisha e përzuri këtë. Cfarë fshihej pas kësaj? Fshihej një kombinim i një megakorrpsioni por tani kalonte kufijtë e Shqipërisë. Në këtë megakorrupsion pati ndikuar edhe zyrtarë të megaenergjisë, në kundërshtim me çdo rregull.

Balla: Nuk është objekt i këtij komisioni. Ju lutem t’i cojmë një shkresë Z.Spaho që ta thërrasim.

Berisha: Sigurisht ai nuk po nxihet…

Balla: Aman t’i bësh pyetje Saliut, këtë e pamë…

Berisha: Përkundrazi ne fitojmë në arbitrazh. Çfarë bën Edi Rama? Bëhet kryeministër dhe i merr këto letra ng arbitri. I çon avokatit fjalë dhe përpiqet ta korruptojë dhe i thotë jam i gatshëm. A e dini ju premtimin që i ka bërë nëpërmjet Gjiknurit? A e dini apo jo që e mbroni? Një kriminel.

 

Vijon…

 

 

Etiketa: balla. cezberishakomision
Pas

Pastrimi i diferencuar i mbetjeve, qindra kosha të rinj vendosen në Tiranë (PROJEKTI+FOTO)

Para

Me dhjetra herë dhe s’lodhet fare, Sali Berisha e quan Taulant Ballën…

Para
Me dhjetra herë dhe s’lodhet fare, Sali Berisha e quan Taulant Ballën…

Me dhjetra herë dhe s'lodhet fare, Sali Berisha e quan Taulant Ballën...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marina meksikane sekuestron sasinë më të madhe të drogës në vend, kapen 42 tonë metamfetaminë në disa laboratorë

Austri, qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare pas sulmit vdekjeprurës në gjimnazin e Grazit

Administrata Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator, kontrolli mbi programet e ndihmave i kalon DASH

Kryeministri Edi Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta politikanit Bujar Bukoshi

Takimet bilaterale/ Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Japoni

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përjashtohet Endri Shabani! Megi Fino zgjidhet kryetare, Endrit Braimllari nënkryetar

Sulm me vezë ndaj eskortës së Albin Kurtit në Skenderaj, LVV “shpërthen” kundër PDK-së për provokim politik

BE-ja propozon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus në naftë dhe sektorin bankar

Trump: Nëse nuk do ta kisha dërguar Gardën Kombëtare, Los Angeles do ishte djegur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.