Pas akuzave që ish-kryeministri Berisha hodhi ndaj kryedemokratit Basha në foltoren me gratë demokrate, ka reaguar ky i fundit përmes një postimi në Twitter ku shkruan se është e trishtueshme se sa poshtë ka rënë ish-kreu i PD-së.
Basha thekson se asnjë trillim apo mashtrim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
Kujtojmë se akuzat e Berishës sot ishin se Basha për çdo gafë që bënte mbulohej pas figures se tij dhe se kur shkonte në zyrë e merrte ambasadoren dhe i thoshte: Hajde flasim jashtë se më ka vënë Berisha përgjues!
Basha reagon ndaj Berishës: E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.
(E.D/faxweb.al)