Ish-kryeministri Berisha, në “Tonight me Ilva Taren” ka thënë se po të ishte në vend të Ramës do të ishte dorëhequr.
Ai është shprehur se e ka menduar disa herë se çfarë do të bënte.
“PD megjithë atë që shoh do të vazhdojë betejë për votën e lirë. Edi Rama është i vendosur me çdo kusht me marrëzinë e tij për të shkuar i vetëm në zgjedhje pa opozitën. Kam qenë edhe kryetar partie, kryeministër edhe president, e kam menduar sa e sa herë çfarë do të bëja në vend të Ramës, nuk do bëja kurrë atë që ky po bën. Pa asnjë diskutim unë do kisha ikur.
Për disa arsye. Në politikë, në betejë, ndodh që ti fiton , ose edhe bashkë me kundërshtarin, politika është arti i kapërcimit të vështirësive. Ka një protestë 70-ditore, Rama mendonte që nuk do ishte as 3-javore si protestë. Ka një temperaturë tek qytetarët. Çadra ka militantë por dhe qytetarë.
Pse unë do isha larguar? Sepse gjëja e fundit që unë do mendoja është të shkoja në zgjedhje pa opozitën. Temperatura nuk është ajo që thotë Rama. Rama nuk i mbush dot sallat, i merr me autobusë njerëzit”,-tha Berisha.
“Tani opozita është në një tunel ku nuk ka dritë, prandaj them që kjo është kriza më e rrezikshme se mund të çojë në katastofale. Vitet kur ne ishim në pushtet me gjithë kundërshtitë e mëdha ka mbizotëruar një formë pro opozitës, kur ne shkuam bashkërisht me Pandeli Majkon dhe Ilir Meton për firmosjen e marrëveshjes së bashkimit të asociuar apo bashkarisht me lir Metën për t’u anëtarësuar në NATO”, -ka thënë më herët Berisha.
Berisha ka folur edhe për kanabisin ku tha se brenda këtij mandati është kapur më shumë drogë se në 8-vitet e qeverisjes së djathtë. (M.D/ Shuplaka)