Pas fitores të thellë në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një komunikim me gazetarët.
Kryeministri i pyetur nga gazetarët për faktin që Berisha dhe meta nuk njohin zgjedhjet tha se ata filluan klithmat e vjedhjes së votave. Në rezultat e para, rama tha se ata ishin të sigurt për fitoren tronditëse, ndërsa pasi panë humbjen shkuan në pozicionin e tyre të përhershëm.
Akuzave të opozitës, sot ju keni sinkronet unë e kam parashikuar disa herë në atakimet e mia publike. E vetmja gjë që nuk parashikoja ishte shpejtësia me të cilën u kthyem në atë që është pozicioni i përhershëm i përjetshmi tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi klithmave për vjedhje të zgjedhjeve, ndërkohë që derisa dolën rezultatet e para ata ishin si gjithmonë të sigurt që kishin një fitore tronditëse., tha Rama.
I pyetur për bashkëpunimin që mund të ketë me kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në bashkitë ku ata janë zgjedhur si kryebashkiakë, Rama tha se eksperienca kishte treguar deri më tani se një gjë e tillë është e pamundur.
Por nuk përjashtoi bashkëpunimin me ata kryebashkiakë të kahut të kundërt politik, të cilët vendosin interesin e komunitetit para agjendave politike.
“Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim por për shkakun e tyre. Këtë e tregon eksperienca por do e shohim rast pas rasti. Nëse do vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe e kemi për detyrë dhe privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkive brenda 28 mijë kilometra katrorëve”- tha Rama.
Discussion about this post