Ish kryeministri Sali Berisha perms një postimi në rrjetet sociale rreth bazës ajrore në Kuçovë që prityet të ndërtohet nga NATO, duke iu referuar mesazhit të “oficeri dixhital”, thotë se plani ka ekzistuar që në vitin 2011 por është zvarritur nga “rilindasit” për të mos u shndërruar në sukses të PD-së.
Por sipas tij ndërtimi I bazës në këtë kohë po bëhet pasi lëvizja e regjimentit të helikopterëve nga Farka i intereson kompanisë “Fusha SH.P.K, pasi tokat e bazës ajrore në Farkë do të privatizohen nga kompania.
Postimi i Berishës:
E verteta e bazes ajrore te Kuçoves!
Duke pershendetur çdo interes te NATOs per baza apo lehtesi aeroportuale ne Shqiperi, ketu me poshte keni nje informacion konkret te oficerit dixhital mbi te verteten per aeroportin ushtarak te Kuçoves. sb
“Pershendetje zoti kryeminister Berisha!
Siç me siguri jeni ne dijeni, Shefi I Misionit CUBIK ne ate kohe, ne 2011 Nenkolonel Lu Boros nuk pati marredhenie te mira me Mriken dhe shume here eshte perplasur per problemet e zvarritjeve edhe te Planit te Bazes Ajrore te Kucoves, dhe u largua me pas pa e perfunduar misionin e tij per te cilin ishin bere edhe shume studime , plane dhe ide nga ai dhe i gjithe grupit Cubik, te cilat ngelen te pazhvilluara si ne infrastrukture ashtu dhe ne pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idene e zhvillimit te kesaj baze si nje baze e rendesishme e FA Shqiptare dhe te NATO-s (si nje baze Hostnation). Plani mbeti ne sirtar rilindasish per me shume se 7 vjet, c’ka perben nje skandal politikisht, dhe nje humbje kohe te vlefshme ne kuader te modernizimit te FA me standardet e NATO-s.
“Rilindjes” ne ate kohe me sa duket i interesoi me shume “shoë” i turpshem i arrestimit te Gjeneral Brigade Syrja Gjokes, personit qe ne zbatim te ketij plani, si pjese e grupit CUBIK nisi punen per clirimin e hapesirave te aeroportit te Kucoves, sesa realizimi i Planit CUBIK, si nje arritje e administrates Berisha qe futi vendin ne NATO!
Perse e kane kerkuar sot? Sipas gjykimit tone, tani u intereson qe tokat e Farkes ku eshte Grupi i Helikoptereve, ti privatizojne. Firma shume e perfolur Fusha ka influencen me te madhe ne ate zone dhe ne ate toke ku sot eshte Rregjimenti I Helikoptereve. Projekti i gatshem, i perfunduar ne shtator 2011 eshte 45 faqe. Madje ne procesin e turpshem kunder Gjeneral Syrja Gjokes, eshte dorezuar si material i plote komplet Masterplanin i zhvillimit te Bazes Ajrore Kuçove por prokuroria e Beratit nuk e morri fare ne konsiderate . Prokurore ishte shoqja e deputetes se Kuçoves Felaj. Ju lutem njoftoni opinionin publik per kete skandal me permasa te cenimit te sigurise kombetare dhe funlsionimit te FA.
Nga nje grup ushtarakesh ne lirim dhe aktive, por gjithesesi ne sherbim te Atdheut nen moton “Atdheu, Nderi, Detyra” !”