Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, tha se në kohën kur drejtonte qeverinë ka pasur ofertë për të dorëzuar Portin e Durrësit, por një gjë e tillë nuk ishte pranuar prej tij.
Ai nuk tregoi detaje se kush e kishte bërë këtë ofertë, por nxitoi të sulmonte kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit po jep portin e Durrësit për ndërtim pallatesh e hotelesh.
“Edi Rama do ta grabisë portin dhe do ta shndërrojë në hotele dhe pallate. Kemi patur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, por kjo është refuzuar në mënyrë kategorike. Këtu ka vjedhje dhe vetëm vjedhje, në shkelje flagrante të kushtetutës”, tha ai.