09:49 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Edi Rama po ndjek rrugën e Enverit me Kosovën. Shkëmbimi i komunave me Serbinë, gjymtim i sovranitetit

22:34 | 17/02/2018
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Beteja për teatrin, Berisha: Iu tregoj emrat që do të përfitojnë nga kulla që do ndërtohet

Ish-kryeministri Sali Berisha, në intervistë për “bota.al” në lidhje me pavarësinë e Kosovës, është shprehur ndër të tjera se kryeministri aktual, Edi Rama, është  një problem i madh në marrëdhëniet mes Kosovës, Serbisë e Shqipërisë.

Berisha u shpreh se në konflikt me interesin kombëtar, Edi Rama vendosi t’i imponohet Kosovës nga Beogradi. Sipas Berishës, Rama është takuar shumë më tepër me presidentin Serb Aleksandër Vuçiç sesa me Hashim Thaçin.

“Kosova sot ka përfaqësuesit e vet legjitim, është antishqiptare dhe e dënueshme çdo përpjekje për t’u marrë atyre përfaqësimin.” – u shpreh Berisha.

“Në këtë mënyrë ne shmangim plotësisht Kosovën në takimet bilaterale dhe ky ishte një kusht për këto takime. Ka pasur raste që, partnerë kryesorë më kanë kërkuar të ndikoj në arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa unë jam përgjigjur se, do ta mbështes marrëveshjen fill sapo të arrihet, por nuk ndërhyj” – vijoi ish-kryeministri.

Sali Berisha u shpreh se Rama ndjek rrugën e Enver Hoxhës e cila, siç u shpreh ai, është një rrugë e tradhëtisë kombëtare.

“Beogradin e njeh shumë më mirë Prishtina se sa Tirana. Në rast se e analizojmë marrëdhëniet Kosovë – Beograd, këto 4 katër vitet e fundit ato kanë ecur shumë ngadalë. Kjo sigurisht, për shkak të Beogradit, por edhe Rama ka aksionet e tij në këtë ngadalësim të ndjeshëm të këtyre marrëdhënieve.” – tha Berisha.

Ish-kryeministri dënoi ashpër fjalimin e përpara disa viteve të Ramës në Kuvendin e Kosovës ku me qëndrimin ndaj arkitektit të pavarësisë së Kosovës, siç e quan Berisha Ibrahim Rugovën, ai I detyroi deputetët e Lëvizjes Demokratike të Kosovës të bragtisnin sallën e Kuvendit.

“Këto 4 vite, thuajse koha ka ndaluar. Qeveria shqiptare ka zero investime për integrimin e Shqipërisë me Kosovën. Më parë, nga Shqipëria u bënë miliarda euro investime në të gjitha rrugët që lidhnin Shqipërinë me Kosovën.

Po kështu, Kosova në vitet e para të Pavarësisë ndërtoi autostradën “Ibrahim Rugova”, një investim ky i një rëndësie jetike për Shqipërinë dhe mbarë Kombin, u bë investimi në autostradën energjetike (e cila ka përfunduar por Vuçiç e bllokon atë), autostrada digjitale, u punua dhe u bë gati projekti për heqjen e doganave midis dy vendeve sipas modelit Slloveno – Austriak.

Pas këtyre, mjerisht konstatoj se në rrafshin zyrtar, përveç fotografive, marrëdhëniet janë si të thuash vendnumëro. U premtua heqja e doganave, qeveria shqiptare nuk jep hapësirat e duhura doganore për palën kosovare në Durrës, por akuzon qeverinë e Kosovës se, atë, nuk e lejojnë oligarkët që të hiqen doganat me Shqipërinë.

Unë jam i sigurt se, një hapësirë unike shqiptare tregu është interesi më i madh politik, ekonomik, tregtar i kombit shqiptar. Po kështu, nuk është lëvizur asgjë në drejtim të hekurudhës Tiranë-Prishtinë, jetike kjo si për Kosovën por edhe për portet tona dhe mbarë rajonin.” –

Berisha në vijim të intervistës u shpreh se bashkimi i shqiptarëve në kuadrin e anëtarësimit të dy vendeve në BE, është padyshim e ardhmja më e mirë e tyre. Por, sipas tij, kjo nuk duhet te përdoret për spekulim. Ish-kryeministri tha se asgjë nuk pengon shqiptarët që standardet, që vendet anëtare të BE përdorin në marrëdhëniet në mes tyre, të përdoren brenda një viti edhe midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pse duhet të pritet integrimi në BE dhe të mos procedohet me shpejtësi për integrimet ndërnacionale? Pra aktualisht nuk ekziston një projekt i integrimeve Shqipëri-Kosovë por vetëm llafe boshe.” – tha Berisha.

Në lidhje me idenë e përfolur të shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë, Berisha u shpreh se ajo është një ide obsesive e Beogradit në kuadër të idesë së Serbisë së Madhe. Sipas Berishës, serbët kërkojnë bashkimin me Serbinë jo vetëm të tre komunave të Kosovës. Kjo siç u shpreh kryeministri do të krijonte një precedent në një rajon, “në hartën aktuale të të cilit janë edhe disa Mitrovica të Veriut të tjera.”

“Unë kam bindjen më të thellë se çdo pazar me Beogradin për territor të Kosoves, është një gjymtim i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, me pasoja të rrezikshme për Kosovën dhe rajonin. Në qoftë se sot Beogradi mban tri komunat e veriut, si protektorat të krimit të tij, ai këtë politikë do ta ndjekë më pas me çdo komunë me shumicë serbe në Kosovë.” – tha ish-kryeministri Sali Berisha.

(E.L/Faxweb.al)

Pas

“Nuk i harroj rrënjët, por me duhet të ndjek dritën”, Elvana Gjata flet për marrëdhënien me Florin

Para

Tërmet në Britaninë e Madhe, më i madhi në 10 vite (VIDEO)

Para
Tërmet në Britaninë e Madhe, më i madhi në 10 vite (VIDEO)

Tërmet në Britaninë e Madhe, më i madhi në 10 vite (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.