23:25 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Ervis Doçi e ka gjithçka me licencë të Edi dhe Olsi Ramës! Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte

13:24 | 21/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Kush e informoi Visin e Pojës të largohet

Kjo deklaratë është një denoncim i fortë publik mbi gjendjen e Portit të Durrësit, i cili akuzohet se është kthyer në një nyje kryesore për trafikun e kokainës në Europë. Autori pohon se porti është lënë jashtë çdo kontrolli shtetëror dhe është në duart e grupeve kriminale, konkretisht të ashtuquajturve “Troplinët”.

Ai vlerëson rolin e Antimafias Italiane për ndërhyrjet e saj, duke kritikuar institucionet shqiptare si SPAK dhe figura të larta të qeverisë për bashkëpunim ose neglizhencë në luftën kundër narkotrafikut. Kjo hyrje ngre shqetësime serioze mbi sigurinë, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar.

Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë.
E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur.
Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli.
Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët.
Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo.
Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve.
Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane.
Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është.
Por ky është operacion në vazhdim.
Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet.
Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën.
Matriksi vazhdon të funksionojë.
Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.
Dhe ky nuk ëshët rasti i parë, janë një seri goditjesh.
I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.
Ndaj u njoftua të ikë ai.
Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi.
Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret.
Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët.
Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku?
Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave.
Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë.
Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë.
Po ai ka me vete Dumanin dhe Ulsiun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës.
Ka ministrin. Kjo është e vërteta.
Por unë edhe njëherë shpreh vlerësimin më të madh se ajo pak luftë që është bërë kundër narkoshtetit, është bërë nga Antimafia Italiane.

Pas

Automjeti përplaset me motorin, një person përfundon në spital, procedohet 36- vjeçari në Korçë

Para

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Para
Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

Presidenti Begaj takim me nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz: Me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.