Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë përmes Zyrës së Medias dhe Komunikimit të Partisë Demokratike, ku ka falënderuar qytetarët që kanë marrë pjesë në votime deri më tani. Ai e ka cilësuar votën si një “detyrim madhor” ndaj vetes, familjes dhe kombit, duke u shprehur mirënjohës veçanërisht ndaj shqiptarëve nga diaspora, të cilët, sipas tij, kanë ardhur masivisht për të votuar, pavarësisht pengesave burokratike dhe frikës së krijuar nga qeveria.
“Voto për veten tënde, për fëmijët e tu, për vendin tënd, për të ardhmen tënde,” ishte mesazhi kryesor i thirrjes së Berishës, i cili theksoi rëndësinë e votës për çdo aspekt jetik të qytetarëve, nga ekonomia te mirëqenia sociale.