Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa elektorale më e shëmtuar në historinë e vendit.
Është një hap vendimtar drejt konsolidimit të narkoregjimit apo narkodiktaturës në Shqipëri.
Pra, është hap vendimtar drejt zhvlerësimit të plotë të votës së qytetarëve shqiptarë dhe instalimit, konsolidimit në mënyrë përfundimtare të narkoshtetit, shtetit që bazohet në vullnetin e padrinos, në vullnetin e kreut të organizatës kriminale.
Shteti në të cilin nuk ekziston Kushtetuta, ligji dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Shteti në të cilin drejtësia me eksponentë të tupit Dumani, Gjoka, shndërrohet në një armë të verbër nga këta mercenarë që nuk njohin ligj as moral, në një armë të verbër të narkodiktatorit.
Dhe jo vetëm drejtësia.
Imagjinoni ju, Irena Gjoka duhej të ishte në burg, ajo mban vendin e gjykatëses sot.
Altin Troplini duhej të ishte në burg për fshehje të pasurisë, për tre apartamente me gjoja rrogën e tij dhe kollovar në vilën e vjehrrit. Me qira thotë, jam aty, në vilën e vjehrrit. Imagjinoni çfarë qiraje paguan ai.
Pra, i transformuar.
Por nuk janë vetëm këta.
Në narkoshtet një deformim të paimagjinueshëm ka pasuar Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Kombëtar. Kanë pësuar institucionet e tjera, të ashtuquajtura institucione të pavarura janë të gjitha thjesht instrumente të narkoshtetit.
Narkoshteti, i cili sot përdoret gjerësisht në botë për Sghqipërinë, rikujtoj këtu se janë me dhjetëra e dhjetëra artikuj, studime, të botuara në mediat më serioze të botës, BBC, Financial Times, Guardian, Independent, Spiegel, ZDF, Arte, RAI3, mediat franceze, Washington Post, Washington Examiner e dhjetëra media të tjera, është herezi në mediat shqiptare.
Gazetatarët dhe analistët në vend që të ndalen te pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit mbi qenien kombëtare, merren me tematika që i dikton direkt zyra e Edi Ramës.
Mediat kombëtare janë klonime të RTSH. E njohur botërisht kjo.
Pra, në qoftë se shqiptarëve u mohohet e vërteta.
Në qoftë se shqiptarëve nuk u tregohet se ministrat e tij emërohen nga kartelet e drogës.
Se gjykatësit, se Fetahu, ajo gjykatësja e Elbasanit, është motër siameze me Mellonain e Skapit.
Se prokurori që djeg dokumentet që faktojnë se Taulant Balla porosit vrasje, merret me porosi vrasjesh, është më vrasës se sa vrasësi.
Pra, një situatë e tillë…
Dhe pastaj mbetet që analizat të vijnë vetëm nga jashtë.
U bëj thirrje medieve, të lexojnë për narkoshtetin. Vendi i tyre është vend klasik i narkoshtetit.
Cilido që sheh sot, e ka të qartë se cila është fuqia e karteleve në emërimin e zyrtarëve qeveritarë.