Ish- Kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ministrit Arben Ahmetaj që tha se ndihma ekonomike e qeverisë gjatë krizës është 4% e GDP, është e pavërtetë.
Gjatë një lidhje emisionin “Opinion”, ai tha se çfarë gjëje të mirë mund të përmendë ai nga masat e qeverisë.
“FMN ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që ky shpalli se ka dhënë 4% të GDP. FMN duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të gdp të kushtuar ekonomisë, gjermania e ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18 %. Shqipëria e ka gjithësej 1.3%.
“Ka bërë aq të zeza sa që duhet të rrëmosh me buldozer për të nxjerrë ndonjë gjë pozitive. Unë nuk di të them edhe nuk mohoj. Mund të vecoj qëndrimin ndaj masave të COVID dhe ndaj ekonomisë. Ndaj COVID është i bazuar në mashtrimin falsifikimin”,-tha Berisha.
Discussion about this post