I ftuar në emisionin 360 gradë të gazetarit Artur Zheji, ish-kryeministri Sali Berisha u prononcua për mbërritjen e pak minutave më parë në Shqipëri të ish-truprojës së tij në vitet 1992-1997, Izet Haxhia.
Berisha e cilësoi Haxhinë si një kriminel, për të cilin ka nevojë kryeministri Edi Rama.
“Kriminel, i dënuar në Shqipëri për 25 vite burg dhe sipas mediave, i dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm. Por vjen tani në krahët e Edi Ramës.
Pse duhet të vinte?
E mori Edi Rama. A i lexove lajmet. Lajmet thonë që ministria e Drejtësisë ka premtuar hapjen e çështjes. Mnistria nuk mund të premtojë kurrë hapje çështjesh. Çështjet i hap vetëm drejtësia. Nuk është lapsus ajo deklaratë mediatike, ata thejsht nxorrën fytyrën e tyre.
Vjen një tjetër vrasës në krahët e Edi Ramës. Njësoj si Dajti, Lul Berisha dhe ata të tjerët.
Pse?
Sepse Rama është një kryefrikacak që ka frikë nga hija e vet!” – tha ish-kryeministri Berisha.
Berisha shtoi gjithashtu se Izet Haxhia duhet të marrë në përputhje me ligjin dënim suplementar sepse i ka ikur dënimit në vendin e tij për 19 vite.
(E.L./Faxweb)