Në një postim ndryshe nga të zakonshmit, ish-kryeministri Sali Berisha, shkruan sot për dashurinë e jetës së tij, bashkëshorten Liri Berisha.
Një lidhje e gjatë dashurie mes tyre, marrëdhënie që solli në jetë edhe 2 fëmijë.
”Gëzuar Ditën e Dashurisë, forca magjike e të cilës ka bërë njeriun, njeri, ka ndërtuar familjen, qytetërimin dhe botën!”, shkruan këtë 14 shkurt Berisha duke shpërndarë edhe në foto ndryshe nga të tjerat.
Të dy janë ulur në divanin e shtëpisë së tyre, me vite e vite mbi supe dhe ajo, bashkëshortja e shikon me adhurimin që çdo grua do donte ta shihte burrin e jetës. A zbehet dashuria me vitet?! (V.G/SHUPLAKA)