12:13 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Berisha i pakënaqur nga marrëveshja? Kërkon ”kokën” e Haki Çakos

13:11 | 19/05/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha i pakënaqur nga marrëveshja? Kërkon ”kokën” e Haki Çakos

Mesa duket ish-kryeministri Berisha nuk është i kënaqur nga ndryshimet në qeverisje. në mënyrë të natyrshme ai ka një pyetje për Drejtorin e Policisë Haki Çako.

‘’Një pyetje për të “depolitizuarin” Çako! Sa autobuza, mikrobuza, automjete të tjera sollën dje nga rrethet pjesmarrësit ne mitingun e Rames. Apo i ke sekret ato te PS??’’, shkruan Berisha.

Kujtojmë se Rama i la 6 ministri opozitës duke filluar nga Ministria e Brenshme. Fatmir Xhafaj nuk do të jetë më ministër dhe emri tij do të mbahet mend si një nga ministrat më jetëshkurtër të vendit.

MARRËVESHJA: 

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

ZGJEDHJET

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

Listat e zgjedhësve

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.

Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.

Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.

Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.

Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme.

Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor.

Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.

Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

QEVERIA

Kryeministër, teknik

Ministri i Brendshëm, teknik

Ministri i Arsimit, teknik

Ministri i Shëndetësisë, teknik

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

Ministri i Financave, teknik

Ministri i Drejtësisë, teknik

Drejtori i OSHEE

Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.

Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.

Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shitblerjes së votës në vepër korrupsioni.

Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.

Permiresimi i standardeve te pasqyrimit te fushates elektorale ne media.

Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit.

ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.

Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).

Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).

Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.

Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr 138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik ).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: berishahaki cakomarreveshjerama
Pas

Ish-e dashura e Majk bëhet nënë, ky është emri i djalit

Para

Donald Trump nis turin e parë, nga Lindja në Europë për 9 ditë

Para
Donald Trump nis turin e parë, nga Lindja në Europë për 9 ditë

Donald Trump nis turin e parë, nga Lindja në Europë për 9 ditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fitorja e PS/ Veliaj reagon nga qelia: Kjo valë mbështetje fshiu çdo baltë ndaj PS! Shqiptarët i treguan vendin personazhit grotesk që rikthehet si ‘ofertë e re’

E PLOTË/ Kush janë 140 kandidatët që aktualisht fitojnë mandatin e deputetit

Votimi i të burgosurve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025/Analizë e rezultateve dhe ndikimi politik

Vonesat në numërim, KQZ thirrje partive: Procesi i numërimit duhet të përfundojë brenda orës 24:00! Nxisni anëtarët të ndihmojnë me numërimin

Starmer vizitë në Durrës, Hoxha: Me Britaninë kemi ndërtuar sukses në luftën kundër migracionit të paligjshëm

Nesër Kolegji vendim për Greqinë/ Nuk nis ende numërimi 54 mijë votave nga Greqia

Kapshticë/Kapen 30 500 euro të padeklaruara në kufi, procedohet 66-vjeçari

“Publikoi video të shit-blerjes së votës, u kërcënua te vendi i punës”/ Paloka: Denoncuesit i thanë “do shohësh ç’do të bëjmë”. Demokratët nuk përkulen

Kryeministri britanik Keir Starmer shkon në kryeministri, takim me Ramën

Krimet zgjedhore/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.