13:45 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha i pandehur nga SPAK, Tabaku: Lajm jo i mirë, mund të ndikojë në PD! Mandati i Xhaçkës? Precedent i rrezikshëm me vendimet e Kushtetueses

19:15 | 14/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha i pandehur nga SPAK, Tabaku: Lajm jo i mirë, mund të ndikojë në PD! Mandati i Xhaçkës? Precedent i rrezikshëm me vendimet e Kushtetueses

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka konsideruar një lajm jo të mirë marrjen si të pandehur të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me çështjen “Partizani”.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Tabaku tha se një zhvillim i tillë do të ndikojë edhe në Partinë Demokratike.

Ajo është shprehur dhe ka uruar që një proces i tillë të përfundonte sa më shpejt, qoftë për të mirën e PD-së ashtu edhe për faktin se kemi hyrë në një vit elektoral.

Ndër të tjera deputetja është ndalur dhe te protesta e zhvilluar para SPAK nga mbështetës të PD-së ditën kur Berisha u paraqit në Prokurori, për të cilën tha se “kjo nuk përbën lajm, për shkak se ka më shumë se një vit që kudo ku ndodhet Berisha protestohet”.

Tabaku tha se ka kërkuar bashkimin e PD-së dhe nuk ka pasur asnjë dyshim që PD duhej të ishte bashkë.

Deputetja demokrate tha se e kishte me pak emocione rikthimin në mbledhjet e Grupit Parlamentar, referuar zhvillimeve të viteve të fundit.

“Bashkimi i PD po ndodh realisht, ne duhet të ecim përpara me ofertën elektorale dhe aksionin elektoral”, tha Tabaku.

Duke komentuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, Tabaku tha se 3 herë Parlamenti ka marrë në mbrojtje duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja theksoi se po krijohet një precedent i rrezikshëm lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke kujtuar këtu 3 vendimet për Xhaçkën, atë për profesionet e lira, atë për Komisionet Hetimore, që nuk po zbatohen.

“Çfarë Shqipërie është kjo e 2024, kur nuk ka respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Vendimi është i qartë: Kuvendi ka vetëm një detyrë, ta çojë në Kushtetuese”, tha Tabaku.

Pas

Nga situata ekonomike te leja për armët, Harris jep intervistën e parë si kandidate e demokratëve për President! Ja komenti i Trump

Para

Gjykata e la në burg, akuzat që rëndojnë mbi ish-kryepolicin e Lezhës që u vetëdorëzua, u zbulua nga bisedat SKY

Para
Gjykata e la në burg, akuzat që rëndojnë mbi ish-kryepolicin e Lezhës që u vetëdorëzua, u zbulua nga bisedat SKY

Gjykata e la në burg, akuzat që rëndojnë mbi ish-kryepolicin e Lezhës që u vetëdorëzua, u zbulua nga bisedat SKY

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Gjykata e Romës: E pamundur të garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

Policia e Shtetit në veprim: 103 operacione dhe 761 të arrestuar në një muaj

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.