Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas daljes publike të këtij të fundit.
Berisha thotë se Rama nuk po mbron atë por vëllain e tij. Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha shkruan se Rama dhe Xhafaj u betuan sot për kokën e Agron Xhafajt, që të shpëtonin veten.
Në lidhje me audiopërgjimin Berisha thotë se Xhafaj e di që është vëllai I tij.
Postimi i Berishës:
O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!
Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre!Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.
Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.
Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen! Sb