Në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Berisha ka debatuar jo vetëm me Ervin Salianjin por edhe me Grida Dumën.
Berisha e ka kritikuar zëdhënësen e zgjedhur të PD-së, për qëndrimin që mbajti një ditë më parë pas zgjedhjes së Ruçit si kryetar Kuvendi.
Sipas Berishës, para se të mbante një qëndrim, Grida duhej të ishte konsultuar me grupin.
DEBATI
Sali Berisha: Sa dolëm nga parlamenti Ervin, Neës thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim.
Grida Duma: Unë mendoj që mjafton qëndrimi që mbajta dje, t’i qëndrojmë asaj.
Sali Berisha: Grida nuk kemi qenë dakord me qëndrimet e tua. Ti nuk mund të flasësh dhe të thuash në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit. (D.D/Shuplaka)