Pas protestës së mësuesve para Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ka reaguar ish-kryeministrtri Sali Berisha.
Nëpërmjet një karikature të Bujar Kapexhiut, Berisha ka ironizuar faktin që mësuesit nuk do të marrin asnjë shpërblim për këtë fundvit.
“Per ministren Nikolla, qe per kolltuqet dhe zyrat e saj dhe burokrateve te ministrise shpenzoi 1 miliard e treqind milione leke!”, shkruan Berisha.
Mësusit kanë protestuar për të drejtat e tyre përpara Ministrisë së Arsimit. Ata kanë paraqitur katër kërkesa për ministrinë, ndër të tjera rritjen e pagës dhe dhënien e shpërblimit të fundvitit.
Mësuesit ankohen se prej katër vitesh paga nuk u është rritur ndërkohë që përzgjedhja e mësuesve ekselentë bëhet në mënyrë të fshehtë.
“Kërkojmë që të na jepet shpërblimi vjetor prej 10.000 lekësh. Jeni duke nëpërkëmbër të drejtat tona. Mësuesit ekselentë u zgjodhën fshehtas. Ky viti i dramave sociale.”, janë shprehur ata teksa kërkojnë që të paguhen sipas kontratës kolektive.
Ata kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë, të martën do të zhvillojnë një grevë. Më pas do të vijohet me greva pa afat.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”133″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]