Ish-kryeministri Berisha ka ironizuar pasardhësin e tij, Edi Rama, me deklaratat e këtij të fundit për ‘makinën me një timon’.
Berisha ka publikuar një fotomontazh në rrjetet sociale ku tall Ramën, për faktin se ai nuk di t’i japë makinës.
“Kur ta lënë timonin vetëm”, thuhet në foton në fjalë, ku shihet Rama teksa drejton një makinë, teksa para merr para një turmë njerëzit.
Kryeministri Rama në çdo fjalim të tijin në fushatën për zgjedhjet e së dielës u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë PS-së me qëllim që ajo të marrë timonin e qeverisë e vetme. (M.D/Shuplaka)
Discussion about this post