Ish-kryeministri Berisha nuk ndalet me denoncimet nga qytetarët dixhitalë. Vetëm brenda ditës së sotme ai bën akuzën e katërt kundër qeverisë, postimi i fundit vjen “ofertë 2 në 1”, pasi përfshin dy denoncime njëkohësisht.
Këtë radhë, një qytetare dixhitale siç e quan Berisha, ankohet se para 5 ditësh në fshatin Strumë të Fierit një magazinë është përfshirë nga flakët. Megjithatë zjarrfikësit dhe policia kanë arritur rreth dy orë me vonesë. Këta të fundit sipas qytetares, po mundohen të fshehin ngjarjen.
Në të njëjtin postim në Facebook, Berisha ka publikuar edhe denoncimin e një tjetri qytetari dixhital.
Sipas qytetarit, sot në urën e Matit ka ndodhur një aksident por që nuk është bërë i ditur në asnjë media, sipas tij kjo bëhet sepse policia do të fshehë ngjarjen.
Postimi i Berishës:
Qytetaret digitale denoncojne:
Fshehjen nga cunat e krimit te:
-aksidenteve automobilistike ne Shkoder dhe tek ura e Matit si dhe
-djegien e magazinave ne Strume te Fierit!
Fshehja dhe jo transparenca eshte ligji i mafies Rama-Saje qorri! sb
“Pershendetje,jam nje banore e nje fshati ne rrethin e Fierit,Strum,doja tju lajmeroja per nje rast flagrant qe ka ndodhur ne fshatin tim para 5 ditesh,ku nje magazine ambalazhimi u perfshi nga flaket,dhe pervece qe policia dhe zjarrfikesja ate nate mberriten ne vendngjarje rreth 2ore me vonese,por policia ka 3dite qe njofton se do te jete e pranishme ne vendin e ngjarjes per te kryer te gjitha procedurat e nevojshme,por pa rezultat,per qellim ka vetem te fshehe ngjarjen e ndodhur.
Ju faleminderit”
“Persh z.berisha. …sot nga ora 11 ne uren e matit qe shkon per shkoder ka ndodhur nje aksident ku ja perplasur kater makina dy prej te cilave ishin shkaterruar plotesisht.sa jane te plagosur kjo nuk dihet por si ka mundesi qe asnje media spo jep ket lajm. …ju persh” (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post