Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të realizuar në Kavajë, ku shfaqet ministri Arben Ahmetaj në praninë e një personi të dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Itali.
Referuar qytetarit digjital, përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ministri Ahmetaj shkon tek qytetarët e Kavajës i rrethuar nga bota e tij e krimit.
Në mesazhin dërguar Berishës thuheët se personi që shoqëron ministrin në Kavajë është kryetari i PS-së Gentian Daja, i cili është dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Kazerta të Italisë.
POSTIMI I PLOTË:
Qytetari dixhital denoncon Ministrin Ahmetaj, i cili shkon tek qytetaret e Kavajes i rrethuar nga bota e tij e krimit.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb
“Doktor,sot Arben Ahmetaj pasi u largua uji erdhi ne Kavaje per te vizituar zonen e permbytur nen shoqerine e kreut te PS Gentian Daja.
Gentian Daja eshte i denuar per prostitucion dhe trafik droge ne Kazerta te Italise.
Po ashtu vjehrri i Gentian Dajes,Seid Cikalleshi u arrestua para 10 ditesh per vjedhjen e tokave ne Spille pasi mbante postin e drejtorit te Hipotekes se Kavajes.
Ky eshte turpi dhe karshilleku qe mafia e veshur me pushtet u shet qytetareve dhe drejtesise per te bere punen e vet!”
(b.h/Faxweb)